Gazetarja zbulon hetimin sekret të SPAK: Blerje votash nga burgu i sigurisë së lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se deri më tani ka 25 procedime penale për krime zgjedhore ndërsa theksoi se njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në një burg të sigurisë së lartë, ku rezulton se i dënuari ishte i përfshirë në fushatë për një forcë politike.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se i dënuari mund të ketë ofruar para ose mund të ketë bërë presion.

“Nga janari deri më sot janë 25 procedime penale, 7 me iniciativën e prokurorëve që kanë konstatuar që ka vepra penale për krim zgjedhor. Ka patur një risi se është platforma online me ankesa dhe të dhëna.

Ka pasur shumë kërkesa për administratën, për resurset shtetërore nga ministra dhe dyshime për shiblerje të votës.

I vetmi rast zyrtar është ai i Lushnjës që mund të hetohej nga prokuroria vendore.

Njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në burgun e sigurisë së lartë. Ka dyshime të arsyeshme, është një hetim që po mbahet në sekret të plotë që ka derivuar nga sekuestrimi i një celulari ku rezulton se i dënuari ishte i përfshirë në fushatën e një force politike.

Mund të ketë ofruar para apo bërë presion. Është hera e parë. Duhet parë se çfarë do të japë në ditët edhe javët në vijim.”-tha Lala./E.S

Të fundit

Shqipëria “pushtohet” nga turistët, fluks rekord në hyrje-daljet nga Durrësi

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga/drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete. Të dhënat e Autoritetit Portual...

Mitologjia që ushqeu nazizmin: nga Atlantida te Thule, rrënjët e një çmendurie hyjnore

Përgatiti: Leonard Veizi Në errësirën e shekullit XX, ndërsa bota përpiqej të mblidhte copëzat e arsyes pas luftrave dhe krizave të pafundme, në zemër të...

Shqipëria që nuk është më…

Rrallë gjen ndonjë vend në botë, që mund të ketë pësuar një transformim të tillë në më pak se 30 vjet, si Shqipëria. Dikur një...

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Italia vijon të përballet me një valë të paprecedentë të të nxehtit, me temperatura që arrijnë deri në 40-41°C në disa rajone dhe me...

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohet për 10 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në një pikë karburanti në Romë të Italisë. Sipas raportimeve në mediat italiane, shpërthimi...

Lajme të tjera

Web TV