Keni plane për fundjavën? Sinoptikania: Temperaturat do jenë të larta, por do ketë shi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo fundjavë do te karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm sipas sinoptikanëve ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

“E shtuna do t’i ketë mëshumti vranësira dhe reshjet prezente, parashikohet që të jenë herë pas herë me rrebeshe, kryesisht në zonat veriore, pjesërisht në qendër dhe më pak do të ketë jugu. Ndërkohë dita e dielë do të pakësojë ndjeshëm reshjet duke bërë që pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore të ketë momente të pikave të shiut dhe reshjet e shiut të izolohen kryesisht në veri dhe veri-lindor”, tha sinoptikani e MeteoAlb, Lajda Porja.

Temperaturat do të jenë në kufijtë e 25 gradëve gjatë së shtunës dhe të dielës veçanërisht në zonat bregdetare.

“Nesër ka një rënie të lehtë, të paktën me 1 apo 2 gradë në shumë zona ku zbret termometri në 23 gradë dhe ngjitet sërish ditën e dielë me 25 gradë”, tha sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja.

Java e ardhshme pritet të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike dhe rritje graduale të temperaturave nënvizojnë sinoptikanët./E.S

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV