Mediat italiane “kryqëzojnë” Asllanin ndaj Milanit, largimi i sigurt në fund të sezonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi i “Madonnina” djeg Asllanin. Ndaj Milan, Inzaghi befasoi jo pak duke i besuar një fanellë titullari mesfushorit kuqezi, për Asllanin ky ishte një shans ideal për të blinduar statusin e tij te zikaltërit, por për fat të keq paraqitja e tij la për të dëshiruar. Në të tilla raste, mediat italiane nuk dinë të ndalen duke kryqëzuar sërish futbollistin shqiptar. La Gazzetta dello Sport “ngel në klasë” Asllanin, jo vetëm kaq, por i pret edhe biletën, duke e bërë të sigurt largimin e tij nga Milano në fund të këtij sezoni:

“Teorikisht titulli “futurist’ do t’i shkonte përshtat Asllanit, por jemi në fund të sezonit të tretë tek Inter, është një kohë e mjaftueshme që drejtuesit dhe trajneri të krijojnë një ide të qartë për potencialin e tij. Në fund të sezonit Asllani pritet të largohet”, vijon ndër të tjera La Gazzetta dello Sport me analizën e sajë:

“Kur erdhi në 2022, Inter mendojë se kishte gjetur një yll, kjo pasi investuan 14 milionë euro, por Asllani qëndroi në vend numëro, u rrit pak ose aspak në këto tre vite. Diferenca mes titullarit dhe linjës së dytë është shumë e madhe në rastin e Asllanit. Ky ishte një tjetër rast i shpërdoruar”,shkruan La Gazzetta.

Në këto kushte, duket shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që Asllani të qëndrojë në Milano edhe sezonin e ardhshëm, kjo edhe për një arsye tjetër, edhe vetë mesfushori kuqezi ka nevojë për më shumë minuta, kërkon të ndryshojë statusin e tij si një zëvendësues luksi./ D.C

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV