Federata portugeze e futbollit po shqyrton seriozisht emërimin e Jose Mourinho si trajner i luzitanëve përpara Kupës së Botës 2026.
Kjo do të ishte një lëvizje spektakolare dhe një rikthim në shtëpi për “The Special One”.
Edhe pse aktualisht është i fokusuar në punën e tij në kampionatin turk, kur të thërret shtëpia, vështirë se mund të refuzosh.
Kjo do të ishte gjithashtu mundësia e fundit e Mourinho për të punuar me yllin Cristiano Ronaldo, i cili pritet të jetë i gatshëm për Botërorin në Amerikë. m.p.