Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë.
Jo vetëm kaq. Ai këmbënguli në nevojën për të hequr bllokadën izraelite ndaj ndihmës humanitare të vendosur në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.
Pas njoftimit nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP) se të gjitha furnizimet e tij ushqimore në Gaza, ku Izraeli ka bllokuar të gjithë ndihmën për shtatë javët e fundit, ishin shteruar, Ghebreyesus paralajmëroi se “situata është e njëjtë për furnizimet mjekësore, ato po mbarojnë”, duke këmbëngulur se “kjo bllokadë duhet të përfundojë”. m.p.