Një nga pyetjet më të zakonshme për ata që duan të bëjnë jetë aktive është: kur është më mirë të shkojmë në palestër – në mëngjes apo në darkë? Përgjigjja nuk është e njëjtë për të gjithë, por bazuar në kërkime shkencore dhe përvojën praktike, secila periudhë ka përfitimet e veta.
Palestra në mëngjes – energji për gjithë ditën
-Rrit energjinë gjatë ditës: Ushtrimet në mëngjes ndihmojnë në përmirësimin e humorit dhe përqendrimit.
-Ndihmon në djegien e yndyrnave: Trupi përdor më shumë dhjam si burim energjie kur stërvitemi me stomak bosh.
-Krijon rutinë të qëndrueshme: Mëngjesi shpesh është koha më pak e zënë e ditës.
-Mund të përmirësojë cilësinë e gjumit gjatë natës, sidomos për ata që kanë probleme me pagjumësinë.
Palestra në darkë – forcë më e madhe, më pak rrezik lëndimesh
-Trupi është më fleksibël dhe më i ngrohtë: Kjo e bën stërvitjen më efektive dhe e zvogëlon rrezikun e lëndimeve.
-Performanca është më e lartë: Studimet tregojnë se forca muskulare dhe kapaciteti aerobik janë më të larta pasdite ose në mbrëmje.
-Lehtësim nga stresi: Pas një dite të gjatë, palestra ndihmon në çlirimin e tensioneve dhe relaksimin e mendjes./E.Ç