Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck , thuhet se janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së tyre në Beverly Hills, prej 68 milionë dollarësh. Sipas mediave amerikane, prona ka qenë në treg për gati nëntë muaj. Aktori thuhet se po kërkon një ulje çmimi në mënyrë që të mund të shitet menjëherë, ndërsa Jennifer Lopez këmbëngul se ata janë duke pritur për blerësin e duhur, duke shpresuar për një marrëveshje më të favorshme.
Ish-bashkëshortët bënë kërkesën për divorc në janar 2025 dhe menjëherë më pas hodhën në treg pronën 3500 m2, të cilën më parë kishin tentuar ta shisnin në mënyrë diskrete, pa regjistrim publik. Edhe pse në shtator 2024 ka pasur një ofertë prej 64 milionë lekësh, të interesuarit u tërhoqën përpara se të përfundonte shitja.
Çifti e kishte blerë pronën në qershor 2023 për 60.85 milionë dollarë, gati një vit pas martesës së tyre sekrete në Las Vegas../E.Ç