Premtimi i Ramës nga Shkodra: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër.

Shkolla “Ismail Qemali”, është një ndër më të vjetrat në qytet e ndërtuar në vitin 1971. Me ndërtimin, shkolla do të hapë dyert për 900 nxënësit dhe mësuesit e saj, të cilët deri dje e kanë zhvilluar mësimin me dy turne.

Rama deklaroi: “Janë një sërë shkollash në Shkodër, ku po punohet për transformimi e tyre, konvikte, 5 shkolla ku puna ka nisur, ndërkohë që janë 4 shkolla ku përfshihet edhe “Ismail Qemali” që janë me financim të qeverisë këtë vit. Përtej mureve që rindërtojmë apo hapësirave që krijojmë shkolla fillon nga mësuesit dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri për të pasur shkollë të suksesshme”.

“Kemi garantuar paprekshmërinë e tyre në vendin e punës, kemi garantuar se hyrja në radhët e mësuesve të bëhet në mënyrë meritokratike, i kemi rritur pagat, paga është 950 euro, jam shumë i vetëdijshëm që duhet më shumë, paga juaj në mesatare do të shkojë në 1250 euro. Është plotësisht e arritshme bazuar në të dhënat e rritjes ekonomike, do rikthehem këtu kur të hapen dyert e shkollës së re, 18 muaj, nuk është shumë afati i përfundimit. Ju keni duru që në 1913, do duroni edhe 18 muaj të tjerë për të pasur të prekshëm këtë projekt”. m.p.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV