Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Golem, ku raportohet se një 62-vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa 62-vjeçari punonte në ndërtim dhe ka rënë nga lartësia. Mësohet se ai ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Durrësit, pasi dëmtimet e shumta dhe hemorragjia e madhe i kanë sjellë humbjen e jetës.
Ndërsa për rastin është informuar edhe policia e cila po heton për rrethanat e ngjarjes. m.p.