Drejtoresha politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka shpërndarë një mesazh inkurajues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo falenderoi ata për angazhimin e tyre në procesin zgjedhor dhe theksoi rëndësinë e votës së tyre për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të zhvilluar.
Topalli bëri një sqarim të qartë për mënyrën e votimit, duke kujtuar se shqiptarët e diasporës mund të votojnë vetëm për një parti, vetëm për një kandidat nga e njëjta parti, ose për një parti dhe një kandidat të saj. Ajo theksoi se çdo përpjekje për të votuar për një parti dhe një kandidat nga një parti tjetër do të bëjë që vota të shpallet e pavlefshme.
Në mesazhin e saj, Topalli nënvizoi fuqinë e zërit të diasporës dhe ndikimin e madh që ka ky grup i shqiptarëve në ndryshimin e Shqipërisë. Ajo tha se shqiptarët jashtë vendit janë shpresa dhe forca që do të sjellin ndryshimin e madh që Shqipëria ka nevojë. “Vota juaj ka peshë!” – përfundoi ajo mesazhin e saj, duke i ftuar shqiptarët të angazhohen dhe të bëjnë historinë me votën e tyre. “Ju jeni shpresa, ju jeni forca, ju jeni ata që do të bëni ndryshimin e madh!”, deklaroi Topalli./E.S
View this post on Instagram