Zotimi i Berishës nga Kavaja: Siç iu shtyp koka Sorosit, do i shtypet Ramës më 11 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalimin e tij në Kavajë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, premtoi mbështetje për fermerët, bujqit, të rinjtë, programe shkollimi dhe strehimi, si dhe kredi të buta.

Ai nënvizoi se qeverisja e Edi ramës në 12 vite nuk regjistron asnjë rekord pozitiv, por vetëm dështime, të cilat sipas Berishës, përpiqet t’i mbulojë me “batuta dhe skeçe të turpshme për gra kundër burrave dhe burra kundër grave”.

“Të rinjtë do i kthejmë nga emigracioni, 5 vjet pa taksa për bizneset, start-upet do mbështetën, është programi ynë. Fermerët do njohin pesëfishimin e subvencioneve për ta. Për çdo fidan, kokë bagëti, do marrin shumfishin e subvencionit. Narkodiktator më të pashpirt se Edi Rama nu ka pasur, edhe pse ka pasur diktaturë më parë”, u shpreh kreu i selisë blu, duke thënë se vetëm PD e integron Shqipërinë në BE.

Berisha më pas renditi ato që i quajti dështime të Ramës dhe PS-së, teksa paralajmëroi kryeministrin se “do i shtypej koka dhe bishti”:

“Shikoni në krahun tjetër, në 12 vite, ka një rekord me dështime dhe nuk ka rekord me arritje, ka vetëm vjedhje. Ne jemi parti e traditës familjare, konservatorë, me integritet. I them Ramës se përpjekjet e tua qesharake, banale, të padenja, për të krijuar skeçe me gra kundër burrave dhe burra kundër grave janë turpi i dheut, ndaj garantoj se më 11 maj, Edi Rama i shtypet koka dhe bishti në Shqipëri! Më 5 nëntor iu shtyp koka Sorosit, më 11 maj do i shtypet koka Ramës. Do përfundojë në katakombet e historisë, Shqipëria nën shembullin e Kavajës do ngrihet në një udhëtim të ri, drejt të ardhmes, drejt Europës”, u shpreh Berisha. m.p.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV