Basha: KLSH-në do ta shndërrojmë në gjykatë auditi me fuqi ekzekutive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë takimit me profesionistë të lirë në Tiranë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi rëndësinë e vetëorganizimit të profesioneve të lira si një e drejtë dhe një e mirë publike, duke vënë në dukje se këto struktura nuk duhet të shndërrohen në korporata me synime monopoliste. Ai vlerësoi kontributin e urdhrave profesionalë në rritjen e standardeve dhe theksoi se shteti duhet të qëndrojë jashtë ndërhyrjes në organizimin e tyre.

“Padiskutim që organizimi dhe vetëorganizimi i profesioneve të lira është një e drejtë dhe një e mirë publike, për sa kohë që nuk shërben si një korporatë me synime kuazimonopoliste. Sepse kjo pastaj do të ktheheshte kundër interesit publik. Po unë e di që kjo s’ka qenë kurrë as qëllimi as axhenda për urdhrin e inxhinierëve apo për urdhrat e tjerë profesional. Për sa kohë që mbron të drejtat dhe kërkon përparimin e mëtejshëm të standarteve profesionale të cilido profesion, sektori publik, shteti, qeveria nuk ka asnjë punë të përfshihet në këto forma të vetëorganimit përveçse duke nxitur përqafimin e praktikave më të mira si Bashkimi Europian” – tha Basha.

Basha foli edhe për pikën e programit që parashikon reformimin e KLSH, duke theksuar se synimi është kthimi i këtij institucioni në një gjykatë auditi me fuqi ekzekutive. Sipas tij, nuk mjafton më të japë vetëm rekomandime, por gjetjet e saj duhet të kenë pasojë të drejtpërdrejtë ligjore.

“Angazhimi ynë në raporte me KLSH-n është kthimi i saj në një entitet me fuiqi ekzekutuese. Pra, sot KLSH ka fuqinë e rekomandimit. Pra, është një far avokati i populli. Sigurisht mund të referojnë në Prokurori, vet raportet e saj si rregull duhet të jenë indicje për ndjekjen penale, padiskutim si rregull. Tani me praninë e SPAK, janë indicje dhe ne e dimë që shumë hetimekanë nisur për shkak të raportereve  të auditit të KLSH. Por ne do të marrim praktikën më të avancuar, duke shndërruar KLSH-n në një gjykatë të auditit, ku gjetjet e kësaj gjykate do të kenë fuqi ekzekutive dhe jo thjesht të jenë rekomandime. Kjo është shpalosur në planin tonë të publikuar që më datë 1 qershor të vitit të kaluar. Kështu që e gjeni tek faqja jonë, voto 4 pikë al” – tha ai./e.t

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV