Deri në orët e drekës, 82 persona janë ndihmuar nga personeli i urgjencës mjekësore gjatë funeralit të Papa Françeskut, në të gjithë zonën e përfshirë.
Shkaqet më të zakonshme të ndërhyrjeve ishin të fikët, gjendje të këqija fizike dhe goditje nga nxehtësia.
Tetë prej tyre janë transportuar me ambulancë në spital. Shërbimi i emergjencës ka trajtuar pacientët në 6 qendra mjekësore të përkohshme të ngritura posaçërisht pranë zonës së funeralit.
Megjithatë, duke marrë parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve rreth 400 mijë vetë të pranishëm nga Sheshi Shën Pjetër deri në rrugën drejt ‘Shën Maria e Madhe’ dita nuk paraqiti probleme serioze në aspektin shëndetësor.
Një ditë me diell por me temperatura të freskëta, si edhe ndihma e vazhdueshme e vullnetarëve të Mbrojtjes Civile, që shpërndanin ujë për njerëzit e shumtë në rrugët dhe sheshet e Romës, ndihmuan që gjithçka të kalonte pa komplikime të mëdha./e.t