Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në orën 22:00. Kupa e Mbretit, njëjtë si Superkupa, do të njohë fituesin e këtij edicioni pikërisht në “El Clasico”.
Kylian Mbappe do të jetë në stol për Realin sot kundër Barcelonës. Sulmuesi francez nuk është llogaritur si titullar nga Ancelotti, pas rikuperimit nga dëmtimi. Formacioni zyrtar i klubit madrilen është publikuar si gjithmonë rreth dy orë para ndeshjes. Te Barcelona bie në sy mungesa e Lewandowskit, i cili është i dëmtuar.
Një finale në Kupë mes Realit dhe Barçës mungonte prej 11 vitesh. Barça ndërkohë i ka fituar përballet e këtij sezoni përballë madrilenëve./ D.C
FORMACIONET ZYRTARE:
Barcelona: Szcezny; Gerard Martin, Cubarsi, Martinez, Kounde, Pedri, Olmo, De Jong, Yamal, Ferran, Raphinha
Real Madrid: Courtois; Mendy, Rudiger, Asencio, Vasquez, Bellingham, Ceballos, Tchouameni, Valverde, Vinicius, Rodrygo