Pasi Policia e Fierit arrestoi të shtunën një 55-vjeçar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 5-vjeçare, ka reaguar babai i vajzës.
31-vjeçari Ageljano Gjata thotë se situata është stisur nga ish-bashkëjetuesja e tij, për t’i marrë kujdestarinë e vajzës, ndërsa pohon se nëna e ka braktisur të bijën që kur ishte foshnjë dhe 5-vjeçarja është rritur nga gjyshërit.
Banorët e fshatit Peshtan, ku jeton familja Gjata thonë se 55-vjeçari ka një sjellje korrekte, duke përmendur sakrificat që ka bërë për rritjen e mbesës.
55-vjecari Vladimir Gjata ndodhet në ambientet e komisariatit të Policisë Fier në pritje të seancës gjyqësore, për vlerësimin e masës së sigurisë./E.S