Kulla e Ali Hoxhës/ 200 vite histori, godina që sfidoi pushtuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fshatin Rrënzë të Malësisë së Krujës, mes gjelbërimit dhe rrugëve të ngushta, qëndron ende – ndonëse në gjendje të rrënuar – një kullë mbi 200-vjeçare, dikur shpallur monument kulture për vlerat historike që mbart.

Kulla, e ndërtuar nga patrioti Ali Hoxha pas kthimit të tij nga Turqia, është një dëshmi e gjallë e arkitekturës tradicionale dhe rezistencës së kohës ndaj pushtuesve. E ngritur me gurë të mëdhenj dhe dy kate, ajo kishte dhoma të ndara për burrat dhe gratë, si dhe vrengji mbrojtëse në të katër anët – një strategji mbrojtjeje tipike për kohën.

Sot, kjo vepër monumentale është në prag të shkatërrimit total, pjesërisht për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019 dhe mungesës së ndërhyrjeve restauruese që prej vitit 1976, kur u krye rikonstruksioni i fundit. Megjithatë, historia e saj jeton ende përmes zërit të Bashkim Hoxhës – një nga pasardhësit e Ali Hoxhës, mësues i përkushtuar në të njëjtin fshat ku ndodhet edhe kulla.

Bashkimi, i cili çdo ditë udhëton mbi 40 kilometra për të dhënë mësim në një shkollë ku nxënësit numërohen me gishtat e njërës dorë, rrëfen me krenari historinë e stërgjyshit të tij.

Kulla e Ali Hoxhës, edhe pse e lënë në harresë, mbetet një simbol i identitetit dhe historisë së Malësisë së Krujës.. Në një zonë ku natyra dhe historia ecin krah për krah, ky objekt mund të shndërrohet në një pikë referimi për vizitorët, por mbi të gjitha, në një dëshmi të gjallë për brezat që vijnë./e.t

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV