Një vit plot energji, sfida dhe pasion për basketbollin shqiptar! Krijimi i Ligës Sigal për U20, për vajza dhe djem, është një nga arritjet më të rëndësishme të Federatës Shqiptare të Basketbollit këtë sezon.
Me fokus të qartë në zhvillimin e talenteve vendas në një kohë kur Superliga dominohet nga lojtarë të huaj.
Goga Basket ngriti trofeun për vajzat. Tani sytë janë nga finalja e madhe e djemve këtë të diel në Durrës, që pritet të jetë një spektakël i vërtetë.
Krenar që me Ligën Sigal po ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme për basketbollin shqiptar!