Meta i njeh meritat vetes nga qelia!/ Krenar që realizova superstradën Lezhë-Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndihet krenar që në kohën që ishte Kryeministër realizoi një nga veprat infrastuktore, si rruga Lezhë-Shkodër.

Meta nëpërmjet postimi në rrjetet sociale, shkruan se kjo qeverisje e urren Veriun e vendit, por situata do të ndryshojë pas 11 majit.

Postimi i Ilir Metës:

Vepra më e madhe e infrastrukturës rrugore e realizuar tërësisht me buxhetin e shtetit.

Për Veriun e vendit, jo vetëm po ndërtohej një rrugë e re, por gjithashtu po lindte një shpresë e re. Shqipëria do të lidhej shumë më mirë me Europën dhe turizmi do të merrte një dimension të ri. Dukeshin sfida të pamundura, por ato u bënë realitet dhe provuan se me vizion, përgjegjshmëri të lartë dhe me atdhetarizëm, çdo gjë mund të realizohet.

Mjerisht, këto 12 vjet janë një kohë e humbur dhe shumë shanse të humbura për shkak të një qeverisje që e urren Veriun e vendit.

Pas fitores së 11 Majit, Veriu do të bëhet Madhështor dhe eksperienca, vendosmëria e patriotizmi yne tashmë i provuar, do ta bëjë realitet këtë.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”.

/e.t

Të fundit

Berisha vijon fushatën me diasporën, sot takim me shqiptarët në Selanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi në...

“Profetike”/ Shitet për 400,000 dollarë letra e të mbijetuarit të Titanikut

Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanikut disa ditë përpara se anija të fundosej është shitur për një rekord prej 400,000 dollarë...

Braimllari kërcënoi se do e padiste/ Meta e sulmon nga burgu: Donte të më zinte vendin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu për ditët e tij në qeli, fushatën zgjedhore dhe pritshmëritë nga zgjedhjet e 11...

E rëndë në Vlorë!/ Vritet me armë zjarri roja i një objekti ndërtimi

Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në Vlorë. Sipas Policisë 58-vjeçari Renato Hoxhaj dyshohet se është vrarë me...

‘Bufi&Tiku drejt ribashkimit’/ Rama ndan dialogun satirik (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar sërish me "serinë" e radhës të "Bufi&Tiku drejt ribashkimit", duke vënë në shënjestër Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim...

Lajme të tjera

Web TV