“Metadon” në kundërshtim me protokollin, mjeku dhe infermieri do të dalin para gjyqit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim mjekun toksikolog Lulzim Banushaj bashkë me infermierin E.M, të cilët akuzohet për veprat penale “korrupsioni pasiv” dhe “shpërdorimi i detyrës”.

Bazuar në hetime, mjek toksikolog ka lëshuar recetë për marrjen e medikamentit “Metadon” një shtetasi që ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike. Po ashtu, edhe infermieri E. M., i ka dhënë një shtetasi medikamentin “Metadon” në dyfishin e sasisë së përcaktuar.

Siç bëhet me dije, dy bluzat e bardhë kanë vepruar përkundrejt përfitimit material, në kundërshtim me ligjin dhe duke vënë në rrezik jetën e pacientit.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit L.B. dhe E.M. për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 259 prg. 1 dhe 248 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1599, të vitit 2023, prokuroria mori të pandehur shtetasin L.B., mjek toksikolog dhe kërkoi dërgimin e çështjes në gjyq, pasi nga hetimet u provua se ky shtetas ka lëshuar recetë për marrjen e medikamentit “Metadon” një shtetasi që ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike, pa pasur analizat e tij dhe pa rekomandimin e mjekut të familjes, përkundrejt përfitimit material.

Gjithashtu, është marrë i pandehur edhe shtetasi E.M., infermier i Sektorit të Shërbimit Parësor në NJVKSH Fier, pasi u provua se, në kundërshtim me detyrën e tij dhe protokollin mjekësor, i ka dhënë një shtetasi medikamentin “Metadon” në dyfishin e sasisë së përcaktuar, duke u mjaftuar vetëm me një recetë mjekësore, pa pasur kartelë mjekësore të pacientit që do të trajtohet me këtë medikament, përkundrejt përfitimit material.

Lexo edhe :  Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri prekën një nivel historik vitin e kaluar

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që gjatë ushtrimit të funksioneve publike kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin kundrejt marrjes së përfitimeve të parrgullta./E.S

Të fundit

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

E mbajtur jashtë në Sheshin e Shën Pjetrit, mesha për udhëheqësin e ndjerë të Kishës Katolike u ndoq nga...

“Berisha nuk është kot në politikë prej kaq vitesh”/ Deputeti demokrat zbulon prapaskenat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar një foto të...

Fitimet e Tesla bien me 71 për qind

Fitimet e Tesla ranë me 71 për qind gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas një njoftimi mbi të ardhurat të publikuar...

Grusht shteti me buzëkuq…dënohet me 14 vite mbështetësja e Bolsonaros

Një grua në Brazil është dënuar me 14 vjet burg pasi shkroi një mesazh fyes me buzëkuq në një statujë gjatë trazirave në Brasilia...

Pique nuk heq dorë nga “avazi”!/ Pas Shakirës tradhton edhe Clara Chia-n

Ish-futbollisti i klubit të futbollit katalanas “Barcelona” dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Shakira, Gerard Pique, është ndarë me të dashurën e tij Clara Chia Marti. Lajmi...

Lajme të tjera

Web TV