Prilli muaj “makth” për Interin, vetëm dy fitore në shtatë ndeshje për zikaltërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prilli duhej të ishte muaji i së vërtetës, i sprintit, i shkëputjes vendimtare në garën për gjithçka. Në vend të kësaj, fundi i një muaji zhgënjyes, përjashtuar Ligën e Kampioneve, është ende larg dhe sezoni i Interit rrezikon të shndërrohet nga një ëndërr në një makth.

Sepse humbja e rëndë në derbi nuk kushton vetëm finalen e Kupës së Italisë dhe lamtumirën ndaj çdo mendimi për Tripletën, por rrezikon të tronditë edhe të ardhmen e zikaltërve. Sigurisht, skuadra e Inzagit mbetet e para në kampionat, pavarësisht barazimit me Napolin dhe është ende plotësisht në garë edhe në Ligën e Kampionëve me gjysmëfinalen ndaj Barcelonës që pritet të luhet, por është po aq e qartë se sot Interi mund të kishte qenë në një situatë shumë më komode, pasi në vetëm 4 ditë kanë ardhur dy humbje të rënda që do ta bëjnë më të vështirë javët në vijim.

Në prillin e zjarrtë që e priste Inzagin – pikërisht në momentin më të papërshtatshëm të gjithë vitit, ndalesa ishte fatale: Në 7 ndeshje të luajtura janë regjistruar 2 humbje (madje radhazi, diçka që s’kishte ndodhur gjatë sezonit), 3 barazime dhe vetëm 2 fitore. Një vendimtare, ajo ndaj Bayernit në “Alianz Arena”, që e çoi Interin në gjysmëfinalen e Champions-it, tjetra po ashtu e vlefshme, por më e pritshme, ndaj Kaljarit në “San Siro” në kampionat.

Pastaj barazimi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës ndaj Milanit, një fitore e hedhur poshtë nga 0-2 në 2-2 në Parma dhe një tjetër “X”, këtë herë i dobishëm, në ndeshjen e kthimit ndaj bavarezëve. Tani detyra për Inzagin dhe skuadrën është të harrojnë menjëherë një humbje, që lë patjetër gjurmë dhe të rinisin nga e para sikur të mos ketë ndodhur asgjë, me vetëdijen se në një sezon kaq të lodhshëm, mund të ketë edhe momente vështirësie. Por për trajnerin zikaltër janë ndezur disa sinjale alarmi…/ D.C

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV