Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Prezenca e qumështit kancerogjen në Vlorë konfirmohet nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit. Ky institucion në Vlorë ka konfirmuar praninë e aflatoksinës, një substancë kancerogjene, në disa mostra qumështi të analizuara. Burime konfidenciale pranë këtij pohojnë se nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve, gati 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Sipas AKU, ka pasur informacion për një lot të qumështit që ishte shpërndarë edhe në Vlorë. Me të marrë informacionin kanë nisur kontrollet në qytet ku janë evidentuar 10 mostra në markete dhe supermarketet e qytetit.

Sipas AKU gjatë muajit mars janë analizuar mostra qumështi të marra në mënyrë rastësore në tregtim dhe në prodhim. Në bazë të analizave të kryera në ISUV disa kampione qumështi kanë rezultuar me praninë e Aflatoksinës M1. E pranishme në qumësht, ajo është kancerogjene dhe gjenotoksike, ndërsa rreziku është veçanërisht i lartë për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt. AKU thekson se qumështi është tërhequr menjëherë nga tregu, por dyshohet që edhe të jetë konsumuar.

Çfarë është aflatoksina?

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara, aflatoksina sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së, aflatoksina është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht edhe të veshkave. /E.S

Të fundit

‘Nga i gjeti PD kaq para…?/ Evi Kokalari zbardh faturat mujore të kontratës së lobimit

Aktivistja shqiptare që jeton në SHBA, Evi Kokalari, ka zbardhur faturën dhe kalendarin e pagesave mujore të kontratës së firmosur...

Të lumtur që po gjejnë avokatë për humbjen

Mero Baze Elmar Brok, një pensionist evropian që merr honorare nga bizneset afër Berishës në Hamburg për të ardhur në Shqipëri, u vu në pozitë...

Liverpool përgatitet për festën e titullit, çmime stratosferike për ndeshjen me Tottenham

Liverpool do të përballet me Tottenham të dielën në “Anfield”, në ndeshjen e kampionatit. Për The Reds do të mjaftojë një pikë, për të...

Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, ja arsyeja (Emri)

Një efektiv policie në Shkodër është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Policisë vendore në atë qytet. Bëhet fjalë për punonjësin e Policisë...

Çfarë i solli LaCivita fushatës së PD? Floriana Garo tregon një ditë të Sali Berishës

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ishte e ftuar në “Of the Record” ku foli në lidhje fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Teksa...

Lajme të tjera

Web TV