Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut në Romë.
Siç shihet edhe në foto, dy liderët janë përshëndetur me një shtrëngim duarsh, teksa kanë zhvilluar edhe një bisedë të shkurtër.
Presidentja Osmani po merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut. Ajo mbërriti në Bazilikë bashkë me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriun.
Në meshë janë të pranishëm delegacione nga e gjithë bota, me në krye presidentë si ai SHBA-së, Donald Trump.
Nga Shqipëria ka ardhur presidenti i saj, Bajram Begaj, ndërsa nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani. Të pranishëm krerët fetarë të shumë feve botërore, si myslimanë, budistë, hinduistë, sikhë, zoroastrianë e jainistë./E.S