50 euro vota krim zgjedhor, 6 milion euro quhet lobim ligjor! Pse hesht KQZ?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, deklaroi se KQZ duhet të reagojë lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë “Continental Strategy”. Sipas tij, në vend ka pasur arrestime për krim zgjedhor edhe për vetëm 50 euro, ndaj duhet të ketë një reagim.

Sipas tij, ironike është edhe fakti që PD akuzon qeverinë për blerje votash, ndërkohë që nga ana tjetër, “blen” influencë politike me 6 milionë dollarë.

“Në asnjë rast për ata të cilët tregohen spektikë, s’do të thotë se duhet të ketë reagim brenda 20 orësh. Është qesharak fakti kur reagimet vijnë për blerje votash 50 euro, kemi parë në zgjedhjet e kaluara janë arrestuar kandidatë për 50 euro, duke i konsideruar për krim zgjedhor. S’mund të konsiderohesh krim zgjedhor blerje e një vote 50 euro dhe të konsiderosh blerjen e influencës politike 6 mln dollarë. Shqiptarët do të ndihen të fyer nëse do të dinë këtë padrejtësi. Gjithë morali i zgjedhjeve të lira do të bjerë aq më tepër nga një opozitë që akuzon qeverinë se blejnë vota, janë të korruptuar apo përdorin influencat e buxhetit të shteti. Do të thoja që KQZ duhet të reagojë edhe për një arsye tjetër se kemi rast të paprecedentë. Hesht KQZ, të gjitha partitë politike, të gjitha institucionet, ambasadat, dmth si ka mundësi të ketë konformizëm të tillë për një vend kaq të varfër sa Shqipëria. Kemi të bëjmë me një shumë të konfirmuar vetë PD ka pranuar se kontrata është reale dhe termat i janë referuar një garanti që hiqet dhe e prezantojnë si patriot. Një elektriçist smjund të kjapë 6 mln dollarë për një parti, të njëjtën ka pasur edhe Basha apo Ilir Meta. E Ilir Metës në terma financiarë është më minimale dhe përgjegjësia e tij është më e reduktuar se ajo e PD. Meta ka qenë president dhe jo kryetar i LSI. Nuk e ka firmosur por s’kishte asnjë lidhje me LSI. Kontrata e PD është më skandaloze. Ende ne nuk dimë shumë informacion. Në bazë të ligjit të financimit të partive, kemi me një financim në kundërshtim me ligjin se kalon kufijtë e parashikuar nga ligji. Nuk mundet një person elektriçist, por edhe miliarder s’mund të financojë 6 mld dollarë.”, tha ai. /e.t

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV