“6 mln eurot e lobimit Berisha i gjeti nga Gërdeci”, avokati: PD, parti familjare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri nga studio e Abc News paralajmëroi padi në SPAK ndaj Sali Berishës për kontratën 6 milionë dollarë të lobimit për heqjen e “non-gratës” në SHBA. Ai paralajmëroi, se çështjen do e çojë deri në FBI.

“Nëse SPAK nuk reagon deri të hënën, unë të martën do çojë kallëzim. Është edhe krim federal, do ia çojë edhe FBI. Për Sali Berishën, për Nokën, këta që kanë nënshkruar. Gjithë këta, me La Civitën, Manafortin. SPAK s’duhet te rrije me siç po ri, mos ketë frikë nga Gjykata e Shkallës së Parë.”

Sipas avokatit, Berisha me këtë kontratë ka sfiduar hapur drejtësinë dhe shtetin shqiptar, me një skemë pastrimi parash dhe korrupsioni.

Është pastrim parash. Është korrupsion. Është krim i dukshëm. Sfidon shtetin shqiptar, e përkëmb, pastrim parash, korrupsion, që bëhet para syve të institucioneve, SHISH, SPAK. ‘Non-grata’ i është vendosur Berishës, jo PD. Pra mesa duket, PD, qenka partia e familjes. Krim i dukshëm. ”

Beqiri thotë se emigranti shqiptar që ka dalë garant, është vetëm një prestanome, ndërsa shton se burimi i parave është vetë Berisha.

“Ku i gjeti ky Nuredini paratë? Çfarë është ky? Janë trafiku i armëve, Gërdeci, privatizimi i ARMO, 500 e ca milion, ‘Albpetrol’, bankat, rrugë e kombit 230 milionë që u vodhën, janë pasuri të vjedhura shqiptarëve. Para të pista, oligarkë, s’mund ta them, por gjithsesi, para të pista janë. Këta po pastrojnë para.”

Ndonëse një shifër e majme, avokati paralajmëron se pagesa e Berishës është shumë më e lartë se sa 6 milionë dollar.

“Kur të hetohet çështja, shiheni kur ti shtohen edhe dy zero, po do dale 600 milionë euro. Kanë shkuar 75 milionë dollar, 50 i mori LaCivita, 20 Manafort, i kanë marrë ata“. m.p.

Të fundit

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa...

Avni Ponari, ‘arkitekti’ reformator i basketbollit shqiptar

Avni Ponari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar, një burrë vizionar që ka shkruar me pasion dhe përkushtim kapituj të rinj...

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa me masat goditëse për fajtorët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit. Rama shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa...

Braçe denoncon përndjekësin e mjekes: Dritare më dritare dhe me kamera të paligjshme

Deputeti Erion Braçe ka vijuar serinë e denoncimeve publike me video-postime në rrjetin social të fenomeneve të ndryshme të paligjshme në zona të ndryshme të Tiranës,...

Gusht 1814, kur Uashingtoni u dogj dhe Shtëpia e Bardhë u shkatërrua nga britanikët

Ngjarja ndodhi gjatë Luftës së vitit 1812, një konflikt mes Shteteve të Bashkuara dhe Perandorisë Britanike. Lufta kishte shpërthyer për disa arsye: -Imponimi i detyrueshëm...

Lajme të tjera

Web TV