Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu për ditët e tij në qeli, fushatën zgjedhore dhe pritshmëritë nga zgjedhjet e 11 majit, ndersa ka komentuar dhe perplajsjen me Endrit Braimllarit i cili e ka akuzuar per shpifje dhe shantazhe, duke paralajmeruar dhe padi.
“Ai ishte simboli i nepotizmit në parti dhe i vetmi dëm që na bëri është se na mori financieren e Partisë për 20 vite, pa e lejuar të bënte dorëzimet në mënyrë ligjore dhe etike , siç dorëzohet një detyrë me përgjegjësi financiare. Ah po edhe databazën e partisë. Rama e kishte projektuar për kryetar të LSI , por shumë mirë që e futi në listën e tij për Tiranën se na ndihmon të marrim shumë më tepër vota socialistësh të ndershëm, që neveriten kur shikojnë shëmtira të tilla morale, që vetëm Rama mund ti pranojë nga dëshpërimi dhe perversiteti për diversion”, theksoi Meta./E.T