Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas për tentimit të shtatë radhazi, pasi kandidatja e partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje nuk u votua përsëri të dielën.
Seanca e radhës do të mbahet të martën, njoftoi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.
Në votimin e zhvilluar të dielën, 57 deputetë votuan në favor të Albulena Haxhiu, 41 ishin kundër dhe tre abstenuan, duke mos arritur kështu pragun e 61 votave të nevojshme.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të martën, ndërkohë që Vetëvendosje ka vendosur të mos ndryshojë kandidaturën, duke propozuar përsëri Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. Këtë e konfirmoi edhe deputeti i VV-së, Arben Vitia./E.T