‘Ishte zaptuar me ndërtime’/ Parku i Liqenit të Farkës, një mushkëri e dytë për Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është ndalur te një tjetër hapësirë e kryeqytetit e transformuar gjatë 10 viteve të fundit. Përmes një mesazhi në rrjete sociale Veliaj thotë se parku i Liqenit të Farkës,  nga një zonë e zaptuar dhe e mbushur me plehra është shndërruar në një hapësirë të rëndësishme për qytetarët. Ai nënvizon se bashkia gjatë qeverisjes së tij ka pasur një fokus të rëndësishëm në përmirësimin e hapësirave publike dhe ndërtimin e parqeve të reja në kryeqytet.

Postimi i plotë i Erion Veliajt:

Kur morëm detyrën 10 vjet më parë, në Tiranë gjetëm një gjysmë parku te Liqeni Artificial.

Them ‘gjysmë’ sepse e mbani mend se si ishte zaptuar me ndërtime pa leje, plehra, e ç’nuk të shihte syri. Në pak kohë jo vetëm e pastruam, por edhe e dyfishuam si hapësirë për qytetarët. Sot ai park është historia tjetër e suksesit e punës sonë, që vizitohet nga mijëra fëmijë, prindër, gjyshër e turistë të huaj.

E prapë, e pamë të nevojshme se duhet të bënim më shumë, se na duhej edhe një park tjetër i madh, një mushkëri e dytë për qytetin, me të njëjtat hapësira çlodhëse e rikrijuese, me korsi biçikletash dhe pistë vrapi. Ndaj, pas Parkut të Madh të Liqenit vëmendjen e kaluam me Liqeni i Farkës, aty ku kemi krijuar një tjetër oaz për të kaluar fundjavën apo pasditet, ku kemi mbjellë pemë, organizojmë ngjarje sportive si Triathlona, apo ku kemi ndërtuar pedonalen, kënde lojërash etj.

E di që në Tiranën me 1 milionë banorë ka edhe nga ata që nuk i shohin këto, as pemët e mbjella, as vlerën e pronës së rritur falë investimeve tona, por progresi vjen vetëm me punë dhe Liqeni i Farkës do të jetë aty si provë e transformimit të jashtëzakonshëm./e.t

Të fundit

Tirana fiton derbin, mbyll kampionatin e teta! Partizani zyrtarisht në “Final 4”

Tirana fitoi derbin me Dinamon me rezultatin 2-0 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Zharmuni në...

VIDEO: Super Rey Manaj! Shënon dhe nxjerr ekipin nga zona e rrezikut. 11 gola këtë sezon

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj është treguar deçiziv për ekipin e tij në Turqi. Sivasspor fitoi 2-0 kundër Antalyaspor dhe pas javës së 33-të...

Fushata elektorale, Rama me gratë dhe vajzat e Vlorës, “Marigoja” qëndis flamurin

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë e valle në takimin që po zhvillon sot me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës. Madje...

“K’cimi i Tropojës”, trashëgimi në UNESCO! Ministri Gonxhe: Moment krenarie

Në Teatrin e Kombëtar të Operës e Baletit është mbajtur mbrëmjen e së shtunës performanca nga “K’cimi i Tropojës” që është në listën e...

Doshi tenton një mandat në Kukës: Pa emigracion, ku do ishit ju sot?

Në Kukës, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat në nevojë. “Fokusi jonë është luftë...

Lajme të tjera

Web TV