Kontrata e lobimit, Flamur Noka reagon pas dyshimeve: Në përputhje me ligjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas publikimit të kontratës prej 6 milionë dollarësh që Partia Demokratike ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Strategy, ku është dhe firma e tij si sekretar i përgjithshëm, deputeti i PD, Flamur Noka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar transparencën e plotë të kësaj marrëveshjeje dhe ka mbrojtur ligjshmërinë e saj, duke theksuar se ajo është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja shteteve dhe është depozituar në FARA, sipas kërkesave ligjore të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Në vazhdim të postimit të tij, Noka ka falënderuar diasporën shqiptaro-amerikane për mbështetjen e pakursyer dhe ka theksuar forcimin e PD-së falë këtij angazhimi.

“Mesa duket se kontrata e Partisë Demokratike me avokatin e Presidentit Trump ka shqetësuar jo vetëm Edi Ramën, por edhe mbështetësit e tij. Partia Demokratike mbetet e angazhuar për transparencë të plotë në lidhje me këtë marrëveshje, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe është depozituar në sistemin FARA, sipas rregullave amerikane dhe shqiptare. Po ashtu, Partia Demokratike shfrytëzon këtë mundësi për të falënderuar atdhetarët e bashkësisë shqiptaro-amerikane për mbështetjen e tyre të pakursyer në luftën për çmontimin e narkoregjimit të Edi Ramës. Sot, falë diasporës, Partia Demokratike është më e fortë se kurrë. Ditët e Ramës janë të numëruara dhe fitorja është afër. PD bën thirrje të gjithë demokratëve që të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të fushatës, për të realizuar qëllimin final: një Shqipëri Madhështore!” – shkruan Flamur Noka.

Kujtojmë që kontrata e publikuar sot në media është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Vlera e saj arrin në 6 milionë dollar, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Si garant i pagesës së kësaj shume ka dalë shqiptaro-amerikani Nuredin Seci. m.p.

Të fundit

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Lajme të tjera

Web TV