Publikohen fotot e para të varrit të Papa Françeskut, mijëra persona vizitojnë bazilikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bazilika “Shën Maria e Madhe” është vizituar nga 30 mijë qytetarë, duke e kthyer atë në një nga vendet më të vizituara të Romës pas varrosjes së Papa Françeskut. Prefekti i Romës, Lamberto Giannini, deklaroi sot se prania e vizitorëve është dhjetëfishuar dhe se herët në mëngjes filloi pelegrinazhi popullor për të vizituar varrin e Papa Françeskut.

Për shkak të fluksit të madh, nga altari u bë një njoftim ku iu kërkohej atyre qe e kishin vizituar varrin të largoheshin menjëherë për të respektuar masat e sigurisë. Po ashtu, u kërkua edhe ndërhyrja e Policisë për të menaxhuar situatën dhe u pezullua përkohësisht hyrja në bazilikë, raporton BBC.

Personeli i bazilikës dhe autoritetet vatikanase po drejtojnë vizitorët drejt varrit të Papa Françeskut, i cili është varrosur pranë Papa Honorius III. Françesku është papa i tetë i varrosur në Santa Maria Maggiore. Në bazilikë ndodhet gjithashtu edhe varri i Papa Nikollës IV.

Në 9 ditët e ardhshme në Bazilikën e Shën Pjetrit do të bëhet lutja për prehjen e shpirtit të papës së ndjerë, ndërsa nesër pritet të caktohet data e fillimit të konklavës. m.p.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV