Rama: Nëse Vlora nuk thyen rekord më 11 maj, do jetë turp i madh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përfundim të takimit elektoral me vajzat dhe gratë në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për patriotët e tij.

Duke sjellë në vëmendje gjithë transformimin që ka pësuar Vlora sipas tij, Rama tha se pret që ky qark të thyejë rekord me rezultatin e 11 majit.

“Gjithë Shqipëria ka probleme, por nëse të gjitha qytetet kanë bërë përparimet e tyre, unë po them që në çdo qytet që shkoj, gjëja që më thonë është a do bëhet qyteti ynë si Vlora? Unë e di që Vlora nuk është vetëm Lungomarja, nuk është vetëm bulevardi, nuk është vetëm lagjet e transformuara. Ka akoma zona brenda saj ku duket sikur nuk ka ardhur akoma ndryshimi.

Por di dhe një gjë tjetër, nëse ka burra dhe djem që në ditën e votimit duhet të çojnë të shkojnë të votojnë, janë burrat dhe djemtë e Vlorës dhe patjetër gratë dhe vajzat. Nëse doni më shumë për Vlorën, atëherë unë dua më shumë nga Vlora më 11 maj.

Kam bindjen absolute që nëse Vlora përtej të gjitha të tjerave, mbahet për sensin e historisë dhe nëse të gjithë ju keni dëshirë të flisni për Ismail Qemalit dhe të këndoni këngët e heroizmat tuaja, duhet të provoni që sensin e historisë e keni dhe sot. Në 11 maj PS do të votojë, në disa qarqe do thyejë rekord. Nëse Vlora nuk thyen rekord, ky do jetë turpi i gjithë burrave që nuk do shkojnë në votim”-tha Rama. m.p.

Të fundit

Meta reagon nga qelia/ Shqipëria Madhështore është shumë pranë!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur nga qelia se fitorja e 11 Majit është më pranë se...

Ura më e lartë në botë është pothuajse gati/ Tejkalon rrokaqiejt më të famshëm në planet

Ajo do të quhet Ura e Kanionit Huajiang dhe do të jetë ura më e lartë në botë . Jo për sa i përket lartësisë së...

Tregjet botërore të aksioneve rikuperojnë gjysmën e humbjeve

Java e kaluar solli një rimëkëmbje të fortë të tregut global të aksioneve pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuti retorikën rreth politikës tregtare dhe...

Studimi/ Ngrohja globale do të na bëjë (shumë) më të varfër

Modelet ekonomike deri më tani kanë nënvlerësuar ndikimin e ngrohjes globale në kursimet tona. Një studim i botuar në Environmental Research Letters , zbulon se situata...

Cilat ishin drogat psikotrope që përdornin paraardhësit tanë?

Në të kaluarën, luftërat, konfliktet sociale, krizat ekonomike kanë vepruar shpesh si nxitës për çrregullime mendore në shkallë të gjerë. Dhe ilaçi "bëje vetë" ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV