Serie A, Milani fiton 0-2 në Venezia, por mbetet ende larg Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani sot fitoi në transfertë ndaj Venezia me rezultatin 0-2, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t në Serie A. Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e katërt.

Jimenez përfiton nga një top i gabuar i mbrojtjes vendase dhe pason për Fofana, ky i fundit asiston për Pulisic, i cili e kishte mjaft të lehtë për të dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 33-të, Venezia barazon shifrat, por goli anulohet nga VAR për shkak pozicioni jashtë loje. Në minutat e mbetura të dy ekipet patën shanset e tyre, por goli i radhës nga Milan do të vinte në minutën e fundit shtesë.

Santiago Gimenez do të vuloste fitoren 0-2 të kuqezinjve. Meksikani shënoi pasi mori një top të gjatë fantastic nga Tijjani Reijnders.

Pas kësaj fitoreje, Milan renditet në vendin e 9-të me 54 pikë, ndërsa Venezia rrezikon shumë rënien nga Serie A, pasi renditet në vendin e 19-të me 25 pikë.

Në sfidën tjetër të mesditës, Como fitoi në fushën e saj 1-0 ndaj Genoa. Fatin e ndeshjes e vendosi goli i Strefezza në minutën e 58-të. m.p.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV