Tirana fiton derbin, mbyll kampionatin e teta! Partizani zyrtarisht në “Final 4”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana fitoi derbin me Dinamon me rezultatin 2-0 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Zharmuni në të 88-ën.

Ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi e mbyll kampionatin në vendin e tetë dhe do të luftojë në “play-out” për të mbijetuar në Superiore me fituesin e çiftit Besa-Pogradeci, ndeshje e cila zhvillohet ditën e nesërme.

Partizani fitoi 2-0 ndaj Elbasanit në “Arenën e Demave” dhe siguroi pjesëmarrjen në “Final Four”, ku do të jenë Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo.

Ndërkaq Skënderbeu u mund 2-1 nga Bylisi në shtëpi dhe bie nga kategoria! Partizani arrin “Final 4” pasi mundi 2-0 Elbasanin me gola të Prekës dhe Eleke.

Vllaznia barazoi me Laçin 1-1 me gola të Balaj dhe Bibo, ndërsa kurbinasit kthehen në kategorinë e parë pas shumë vitesh. m.p.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV