Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së premtes, 25 prill, në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër.
Disa persona, dhunuan djalin e ish-deputetit Mhill Fufi, Kristi Fufi, 19 vjeç.
Në lidhje me këtë ngjarje policia njofton sot se ka nisur hetimet për 2 persona të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në sherr.
Sipas njoftimit të policisë ata do të hetohen për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”.
“D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, informoi sot policia.
Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një xhirim gomash nga ana e 19-vjeçarit Fufi, ndërsa sipas burimeve të policisë, autorët kanë hyrë në rezidencë me qëllim të qartë për rrahjen e të riut./e.t