Tiranë/ Dhunimi i djalit të ish-deputetit të PD, policia nis hetimet për dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së premtes, 25 prill, në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër.

Disa persona, dhunuan djalin e ish-deputetit Mhill Fufi, Kristi Fufi, 19 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje policia njofton sot se ka nisur hetimet për 2 persona të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në sherr.

Sipas njoftimit të policisë ata do të hetohen për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”.

“D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, informoi sot policia.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një xhirim gomash nga ana e 19-vjeçarit Fufi, ndërsa sipas burimeve të policisë, autorët kanë hyrë në rezidencë me qëllim të qartë për rrahjen e të riut./e.t

Të fundit

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën...

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim. Ngjarja ka ndodhur...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Lajme të tjera

Web TV