Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e Zi.

Produktet shqiptare po bëhen jokonkurruese me vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë, si rrjedhojë e rënies së vlerës së Euros, rritjes së kostove të brendshme dhe mungesës së politika fiskale që nxisin prodhimin me kosto të ulët.

Në vitin 2024, volumet e tregtisë së Shqipërisë me Rajonin ranë 9% në krahasim me vitin e mëparshëm. Reduktimin më të fortë e kishin eksportet shqiptare në rajon, me rreth 14% më pak se më 2023, teksa importet ranë me vetëm 1%.

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në përpjekje për krijimin e një tregu të përbashkët si një kusht paraprak për anëtarësimin në Bashkimin në Tregun Europian.

 

 

Afërsia gjeografike dhe stili i ngjashëm i jetesës e favorizon tregtinë, por barrierat dhe mungesa e traditës së bashkëpunimit po mban të ndrydhur rritjen lineare të tregtisë.

Vitin e kaluar, eksportet e Shqipërisë në rajon pësuan rënie dyshifrore me të gjitha vendet, përveç Bosnjës.

Në vitin 2024, bilanci tregtar shënoi deficit edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, teksa mbeti pozitiv, ndonëse me ulje me Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi. Në vitin 2023, Shqipëria kishte eksporte më të larta se importet me të gjitha vendet e Rajonit, përveç Serbisë.

Tregtia me Rajonin zuri 9.6%% të totalit të volumit tregtar në vlerë vitin e kaluar nga 10.4% që ishte më 2023.

Partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në Rajon është ana tjetër e kombit, Kosova. Tregtia ndërmjet shteteve tona zuri 43% të volumit tregtar me Rajonin, teksa partneri i dytë tregtar është Serbia me 24%, Maqedonia e Veriut me 19%, Mali i Zi me 8.3% dhe Bosnja me 4%.

Lexo edhe :  Euro dhe dollari në rënie, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

po të kishin harmonizuar politikat dhe të shfrytëzuar potencialet që ofron kombi, Shqipëria dhe Kosova do të ishin bërë konkurruese si ekonomi në Rajon dhe gjithashtu do të kishin përfituar nga ekonomia komplementare që ofrojnë dy shtetet.

Eksportet e Shqipërisë përveçse në Rajon kanë humbur terren edhe në BE dhe vende të tjera. Gjatë vitit 2024, eksportet e mallrave arritën vlerën 373 miliardë lekë, duke u ulur me 15,4%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 miliardë lekë, duke u rritur me 2,5%, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 522 miliardë lekë, duke u rritur me 20,7%, krahasuar me vitin 2023. Një seri njësish prodhimi kanë hyrë në një cikël zinxhir falimenti, për shkak të humbjeve të akumuluara nga kursi i këmbimit.

Eksportet e Shqipërisë në Rajon dominohen nga ushqimet dhe kryesisht prodhimet e serrave, materialet e ndërtimit dhe lëndët djegëse, teksa edhe importet nga vendet e tjera janë kryesisht ushqime, drithëra, bulmet, mish, lëndë djegëse, prodhimet farmaceutike etj./Monitor

Të fundit

Publikohen fotot e para të varrit të Papa Françeskut, mijëra persona vizitojnë bazilikën

Bazilika “Shën Maria e Madhe” është vizituar nga 30 mijë qytetarë, duke e kthyer atë në një nga vendet...

Kontrata e lobimit, Flamur Noka reagon pas dyshimeve: Në përputhje me ligjin

Pas publikimit të kontratës prej 6 milionë dollarësh që Partia Demokratike ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Strategy, ku është dhe firma e tij...

Fitore me spektakël në “Anfield”, Liverpool zyrtarisht kampion i Premier League!

Liverpool është zyrtarisht kampion i Premier League! Ekipi i drejtuar nga Arne Slot ka fituar 5-1 ndaj Tottenham në "Anfield", duke festuar në mënyrën...

“Provinciale që donte të bëhej qytetare”, G Banit nuk i del inati me Danjën

Duket se G Bani nuk i ka dalë akoma inati me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania 4”, Danjën, pasi kjo e fundit nuk...

Gary Kokalari sulmon Berishën: Mjeku që i bëri autopsinë Kosta Trebickës, sot kandidat

Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i ka shkruar një letër drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ku rendit disa veprime të dyshimta dhe në dukje të...

Lajme të tjera

Web TV