Trump kërcënon Rusinë pas takimit me Zelenskin, përmend edhe sanksionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump ka ndryshuar përsëri qëndrim ndaj Rusisë. Menjëherë pas takimit me kreun e shtetit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe shprehu dyshime për gatishmërinë e kreut të Kremlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjatë fluturimit për në SHBA nga Roma, Trump shkroi në “Truth Social” se nuk kishte asnjë arsye që Putini të gjuante raketa në zonat civile, qytetet dhe fshatrat në Ukrainë ditët e fundit. “Më bën të mendoj: Ndoshta ai nuk dëshiron të përfundojë luftën fare, por thjesht po më pengon – dhe duhet të trajtohet ndryshe (…),” theksoi Trump.

Presidenti amerikan përmendi si shembull të ashtuquajturat sanksione dytësore, pra masa ndaj vendeve të treta, kompanive apo individëve që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë. Ai gjithashtu tregoi se dëshironte të shkëputte më tej Rusinë nga sistemi bankar ndërkombëtar.

Sakaq, Rusia vijon përparimet e tij në terren. Moska njoftoi se ka rifituar plotësisht kontrollin e rajonit të Kurskut, një pretendim i kontestuar menjëherë nga pala ukrainase. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Valery Gerasimov e bëri deklaratën në raportin e tij drejtuar Presidentit Vladimir Putin, duke thënë se trupat ruse të premten “çliruan” vendbanimin e fundit nën kontrollin ukrainas në Kursk.

Në përgjigjen e tij ndaj raportit të ushtrisë të publikuar nga Kremlini, Putin tha se sulmet e Ukrainës në rajonin e Kurskut kanë dështuar plotësisht dhe humbjet e saj “me siguri do të reflektohen në të gjithë linjën e kontaktit luftarak”. Ai shtoi se disfata krijon kushte për veprime të mëtejshme të suksesshme ushtarake në fronte të tjera. m.p.

Të fundit

“Black-out” i energjisë elektrike! Spanja në kaos, hajdutët bëjnë “kërdinë” me vjedhje

Një ndërprerje totale e energjisë elektrike në Spanjë ka krijuar kaos dhe frikë në këtë vend. Përveç trafikut në trena...

“Rënia e euros, goditja më e rëndë për eksportuesit”- Berisha takim në një fasoneri

Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se pas 11 majit për të kompensojë sipërmarrjet eksportuese që kanë pësuar humbje nga rënia e euros. Berisha...

Largim nga politika? Mimi Kodheli: Bashkëshorti më thotë ‘shiko shëndetin’!

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Tiranës, nën siglën e PS-së, Mimi Kodheli, është shprehur se 11 maji – dita e zgjedhjeve...

20% më pak aksidente rrugore në Janar-Mars

Tre muajt e parë të vitit kanë rezultuar me më pak aksidente se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Sipas të dhënave të bëra...

Trump nuk njeh kufij! Vendos para “Shtëpisë së Bardhë” fotot e emigrantëve të dëbuar

arku i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar pamje, pasi është mbushur me postera të emigrantëve të arrestuar për një sërë krimesh, teksa administrata Trump...

Lajme të tjera

Web TV