Armëpushimi nga Putin, reagon SHBA: Trump do një armëpushim të përhershëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm në Ukrainë në vend të ndonjë pauze të përkohshme në luftime, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Karoline Leavitt foli pak pasi Vladimir Putin njoftoi se do të urdhëronte të gjitha forcat e Moskës të ndalonin luftimet nga 8-11 maji, që përkon me festimet e Rusisë që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“E kuptoj që Vladimir Putin këtë mëngjes ofroi një armëpushim të përkohshëm. Presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm së pari për të ndaluar vrasjet dhe gjakderdhjen”, tha Leavitt.

Leavitt tha se Trump “mbetet optimist se mund të arrijë një marrëveshje”, por shtoi se presidenti amerikan ishte “gjithnjë e më i frustruar me udhëheqësit e të dy vendeve”, të cilët të duhet të ulen në tryezë për të negociuar rrugën e tyre për të dalë nga lufta.

Pavarësisht kësaj, Trump tha mbrëmë se ndjeu se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy po vepronte “më i qetë” pas takimit të dyshes në Bazilikën e Shën Pjetrit gjatë funeralit të Papa Françeskut.

Leavitt shtoi se takimi midis dy udhëheqësve tregoi se Trump “dëshiron të jetë një president paqebërës, gjë që ai ishte në mandatin e tij të parë”, duke shtuar se ai “synon ta bëjë këtë përsëri”. m.p.

Të fundit

“Departamenti i Shtetit është i korruptuar?” Debati Dudushi-Sulo për lobimin e Berishës

A do t’ia dalë PD të heqë non-gratën e Berishës dhe të normalizojë marrëdhëniet me administratën Trump? Si do...

Albin Kurti nuk formon dot qeverinë, Kosova rrezikon fondet e BE dhe reformat

Të martën do të bëhet përpjekja e tetë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës duke zgjedhur kreun dhe kryesinë e re të këtij institucioni....

“Nëse PD s’tërhiqet nga lobimi, kryen vepër penale”, Kreshnik Spahiu jep shpjegimin

Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 250 mijë dollarësh në muaj, për dy vjet me një firmë në Uashington DC, e cila në...

Ndërprerja e energjisë, spanjollët dhe portugezët boshatisin supermarketet!

Paniku ka përfshirë qytetarët në Spanjë dhe Portugali, pasi ndërprerja masive e energjisë ka paralizuar të dyja shtetet, duke shkaktuar mbylljen e rrjeteve të...

Arjan Curi vë bast në studio: “Nëse Amerika heq non gratën për lekë, atëherë…”

Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse SHBA i heq ‘non-gratat’ me...

Lajme të tjera

Web TV