“Babai i tij u vra në ’97”/ Basha prezanton kandidatit për deputet në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, drejtues politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, solli në vëmendje historinë personale të kandidatit për deputet në këtë qark, Burhan Misiraj. Basha theksoi se Misiraj është një nga figurat më të njohura për rininë dhe demokratët euroatlantikë, falë angazhimit të tij të gjatë në politikë dhe kauza qytetare.

Në këtë bashkëbisedim, Burhan Misiraj tregoi momentin e dhimbshëm nga jeta e tij, i cili humbi babain ndërsa ai ende nuk kishte lindur. Burhani që sot mban emrin e tij, tha se babai ishte komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1997 dhe u vra nga bandat e armatosura të atij viti në qendër të votimit, teksa ishte duke mbrojtur vullnetin e demokratëve fierak.

Basha e cilësoi këtë histori si unike mes kandidatëve të koalicionit, duke e përshkruar si një dëshmi të sakrificës dhe fisnikërisë që mishërojnë përfaqësuesit e rinj të Demokratëve Euroatlantik.

Lulzim Basha: Është përherë kënaqësi të jem në mesin e të rinjve dhe kjo më është bërë edhe më e lehtë në këtë fushatë, sepse një pjesë e mirë të ekipit tonë përbëhet nga të rinjtë. Nga njerëz të sprovuar në beteja politike që në angazhimin e tyre rinor, si student apo dhe gjimnazistë dhe tashmë si profesionistë të rinj. Burhan Misiraj është një njeri shumë i njohur për rininë euroatlantike, për demokratët euroatlantik për shkak të angazhimit të tij të palodhshëm prej më shumë se një dekade në çdo betejë politike jo vetëm opozitare, por dhe qytetare. Dhe sot është një nga kandidatët tanë në listën e qarkut të Fierit. Burhan ke një histori familjare që do të thosha të paktën në grupin e kandidatëve tanë, të 140 kandidatëve tanë është unike. Është një histori e dhimbshme, është dhe një histori qëndrese, fisnikërie me sakrificë sublime të babait, apo jo?Burhan Misiraj: Patjetër që po.

Lexo edhe :  GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Lulzim Basha: A mund ta ndash me të rinjtë, me të gjithë demokratët euroatlantik, me gjithë demokratët rrugë-humbur që shkojnë pas atyre ikonave të rreme, idhujve të rremë dhe ta kuptojnë që kandidatët tanë janë njerëz të sakrificave personale dhe familjare, a mund ta ndash këtë histori?

Burhan Misiraj: Unë jam djali i Burhan Misirajt dhe kjo është një gjë që me demokratët e Fierit lidhet kollaj. Babai im u vra në qendër të votimit, ka qenë komisioner i Partisë Demokratike në 1997. Unë nuk kisha lindur kur ai vdiq, prandaj trashëgoj edhe emrin e vet. Edhe kjo është një nga arsyet kryesore pse unë kam dashur gjithmonë si fenomen të një njeriu që guxoi por nuk pati mundësi. Nuk mund të flasim për dhimbjen sepse është e kuptueshme  si për çdo familje.

Lulzim Basha: U vra në krye të detyrës?

Burhan Misiraj: Në krye të detyrës duke mbrojtur vullnetin e djathtëve të shqiptarëve, në zgjedhjet e 1997-ës.

Lulzim Basha: Një viti tmerrësisht të zymtë të një fatkeqësie kombëtare. Pra, ka qenë në krye të detyrës për të mbrojtur votën kur u ekzekutua.

Burhan Misiraj: Po, në qendër të votimit.

Lulzim Basha: Duke kryer një detyrë patriotike dhe një detyrë për demokratët, për të djathtën shqiptare./E.S

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV