“Black-out” i energjisë elektrike! Spanja në kaos, hajdutët bëjnë “kërdinë” me vjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndërprerje totale e energjisë elektrike në Spanjë ka krijuar kaos dhe frikë në këtë vend.

Përveç trafikut në trena dhe automjete, shumë kompani kanë vendosur të ndërpresin aktivitetin e tyre dhe kanë dërguar punonjësit në shtëpi, për shkak të pamundësisë për të vazhduar ditën e tyre të punës. Por jo vetëm kaq, sepse më e keqja kanë qenë plaçkitjet, kryesisht në supermarkete dhe bizneset me hapësira dhe frekuentim të madh. Vjedhje masive në supermarkete dhe disa dyqane u raportuan, si pasojë e errësirës dhe kaosit të krijuar.

“Disa dyqane luksoze në qendër të Madridit mbyllën dyert e tyre nga frika e vjedhjes dhe plaçkitjes. Megjithatë, ata që kanë mbetur të hapur duket se vuajtën nga vjedhjet dhe plaçkitjet”, raporton media spanjolle “Marca”.

Shërbimi 112 në komunitete autonome si Madridi dhe Castilla León, ndër të tjera, këshillon që 112 duhet të përdoret vetëm për thirrje urgjente.

Kompanitë e energjisë elektrike ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen, por po hetojnë shkaqet e ndërprerjes, mes tyre si pistë kryesore mbetet hakimi kibernetik. Ndërprerjet shtrihen në Portugali, Francë, të gjithë Spanjën, Andorrën dhe disa vende të tjera të botës./E.S

Të fundit

Rekord për 2025, më shumë se 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë

Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën dje në bregdetin jugor të Anglisë, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla,...

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?/ Ja si përgjigjen ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një...

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi. Më datë 2...

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të reja dhe një Partia Demokratike...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Lajme të tjera

Web TV