Çiklistët mund të përballen me burg të përjetshëm për vrasje të këmbësorëve në trafik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çiklistët shpesh trajtohen si një nga grupet më të rrezikuara në trafik, por kjo, fatkeqësisht, nuk do të thotë se ata nuk mund të rrezikojnë të tjerët.

Çiklistët që vrasin këmbësorë për shkak të vozitjes së rrezikshme mund të përballen me burg të përjetshëm në Angli dhe Uells, sipas ndryshimeve të reja në Ligjin për Kriminalitetin dhe Policinë.

Sigurisht, kjo do të ishte masa maksimale, por gjithashtu hap mundësinë që dënimet për çiklistët të jenë më të rrepta.

Shkelja që shkakton viktima për shkak të vozitjes së rrezikshme me biçikletë do të rregullohet sipas ligjeve për vozitjen, sipas amendamenteve të paraqitura të enjten, njoftoi Ministria e Transportit. Vozitja e rrezikshme ose e pamenduar e biçikletës deri tani është dënuar me një dënim maksimal prej deri në dy vjet burg.

Deputetët në parlament e përshëndetën ligjin e ri. Matt Briggs, i cili humbi gruan e tij Kim (44 vjeçe), e cila u vra nga një biciklist para nëntë vitesh, tha për Telegraph se “pasi humba Kim në vitin 2016, vitin pasues fillova një fushatë për miratimin e këtyre ligjeve. Jam i kënaqur që qeveria laburiste ka pasur parasysh kërkesat tona për miratimin e legjislacionit të ri”.

Amendamentet janë kritikuar nga disa çiklistë. Chris Boardman, ish-çiklist olimpik dhe komisioner kombëtar për udhëtime aktive në Angli, tha se ligjet e reja mund të ndalojnë njerëzit të përdorin biçikletat. Pra, vozitja e pahijshme tani është një problem në Britaninë e Madhe. /e.t

Të fundit

Regjistrohen 14 kallëzime për shkelje zgjedhore në disa qytete, dy raste dërgohen në SPAK

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se deri më 28...

Në një lidhje me Eglin? Reagon instruktori, kunja për ish-banoren e BBV?!


Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, thashethemet për një romancë të mundshme mes Eglit dhe Marios, instruktor në një palestër, kanë marrë dhenë. Ish-banori Gert...

SHBA kundër sanksioneve të reja ndaj Rusisë: Do kemi edhe 2 vite luftë nëse e bëjmë

Administrata amerikane ka abstenuar nga vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për konfliktin në Ukrainë, duke besuar se një veprim i tillë do...

“Black-out” i energjisë elektrike! Spanja në kaos, hajdutët bëjnë “kërdinë” me vjedhje

Një ndërprerje totale e energjisë elektrike në Spanjë ka krijuar kaos dhe frikë në këtë vend. Përveç trafikut në trena dhe automjete, shumë kompani kanë...

“Rënia e euros, goditja më e rëndë për eksportuesit”- Berisha takim në një fasoneri

Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se pas 11 majit për të kompensojë sipërmarrjet eksportuese që kanë pësuar humbje nga rënia e euros. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV