Ish banori i “BBV”, G Bani ka qenë së fundmi i ftuar në “Mos i bjer me top” në Top Channel ku ka folur për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Reperi ka komentuar edhe ish-banorët. I pyetur për deklaratat e Laert Vasilit për Gjestin, ai tha se ky i fundit nuk e di alfabetin.
“Gjesti është analfabet sepse nuk di alfabetin. Gjestin e kam pyetur te shtëpia e Vëllait të Madh më thuaj alfabetin nga A deri në Zh dhe nuk ka ditur të thotë. Gjesti është shumë më i mirë se Laerti që di alfabetin dhe disa gjuhë. Zgjedh Gjestin shumë më përpara sa zgjedh Laertin sepse ka shpirt, ka zemër”. Rikujtojmë, se G Bani u përjashtua në herën e parë nga loja për shkak se goditi Gjestin. Atij iu dha një mundësi e dytë për t’u rikthyer./E.Ç