Meta reagon nga qelia/ Shqipëria Madhështore është shumë pranë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur nga qelia se fitorja e 11 Majit është më pranë se kurrë.

Në një postim në rrjete sociale, teksa ka ndarë një video të drejtuesit politik të qarkut të Beratit, Lefter Maliqi dhe disa qytetarëve, ai shpreh mirënjohjen për mbështetjen e tyre.

“Mirënjohje të thellë për mbështetjen e dhënë nga qytetarët e Qarkut të Beratit, me banim në Tirane, për të votuar Ilir Metaj si deputet. Përshëndetjet më të përzemërta dhe falenderime për punën e  jashtëzakonshme, anëtarëve dhe mbështetësve tanë në Qarkun e Beratit dhe deputetit tonë të ardhshëm, të palodhurit, Lefter Maliqi, për fitoren e “PD-ASHM” dhe largimin e Narkoqeverisjes. Shqipëria Madhështore është shumë pranë. Fitorja po troket fuqishëm.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”, shprehet Meta.

Në video, dëgjohet Maliqi që iu bën thirrje qytetarëve nga Berati që jetojnë në Tiranë të votojnë për Metën.

“Ju përshëndes nga Kuçova, ku bashkinë e grabitur para dy viteve do t’ua kthejmë qytetarëve. I bëj thirrje banorëve të qarkut të Beratit që jetojnë në Tiranë por edhe në diasporë të votojnë me dëshirë pa imponim Ilir Metën.”, thotë ai. /e.t

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV