Mos e pastroni kurrë fytyrën me peshqir, ja arsyeja pse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju mund të mendoni se tualeti është objekti me më shumë mikrobe në shtëpinë tuaj, por nuk është kështu. Në fakt, janë peshqirët që janë të mbushur me më shumë baktere, dhe nëse po i përdorni për të fshirë fytyrën, ju mund të jeni duke i bërë dëm lëkurës suaj.

Megjithëse tharja e fytyrës me një peshqir duket si gjëja më logjike për të bërë, në të vërtetë, mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

“Bright Side” tregon arsyet pse nuk duhet t’i përdorni më peshqirët dhe çfarë të zgjidhni në ven të tyre

Mund t’ju shkaktojë puçrra
Tharja e fytyrës me të njëjtin peshqir që përdorni për të tharë trupin mund të dëmtojë lëkurën më shumë sesa mendoni. Peshqirët janë kurthe të shkëlqyera për bakteret, sepse zakonisht i mbajmë në tualet, aty ku ajri është i lagësht dhe ku krijohet një mjedis i përsosur për rritjen e baktereve.

Kur fërkoni peshqirin në fytyrë, po i kaloni të gjitha këto baktere direkt në lëkurën tuaj, gjë që përfundimisht mund të çojë në bllokimin e poreve. Edhe nëse jeni duke përdorur një peshqir të veçantë për fytyrën, ka të ngjarë që nuk po e lani çdo ditë, dhe bakteret e padëshiruara përsëri mund të gjejnë rrugën për në lëkurën tuaj.

Lëkura juaj mund të plaket më shpejt
Peshqirët prej lecke janë shumë të ashpër për fytyrën, dhe përdorimi i tyre e bën atë të prekshme nga infeksionet dhe rrudhat. Sa më shumë që lani peshqirët, copa e tyre mund të bëhet e ashpër duke dëmtuar lëkurën tuaj.

Mund të irritojë lëkurën
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdorimi i peshqirëve nuk është opsioni më i mirë për të tharë fytyrën. Për shkak se shumica e pëlhurave të peshqirëve mund të jenë shumë të ashpër, fshirja e fytyrës me to mund të rezultojë në skuqje dhe acarim të lëkurës.

Lexo edhe :  Gjimnasti kryen akrobaci të rrezikshme në 1500 metra lartësi (VIDEO)

Mund ta bëjë lëkurën të yndyrshme
Mund të tingëllojë kontradiktore, por tharja e lëkurës në fakt mund ta bëjë atë më të yndyrshme. Meqenëse peshqirët mund të heqin vajrat natyralë, lëkura ka nevojë të qëndrojë e shëndetshme, gjëndrat dhjamore nën sipërfaqen e lëkurës do të duhet të prodhojnë më shumë vaj për të ekuilibruar tharjen, e cila do të rezultojë në lëkurë tepër të yndyrshme.

Si ta thani fytyrën pa peshqir
Në vend që të prekni fytyrën me një peshqir, lini ajrin të bëjë punën e vet. Tharja në ajër është më higjienike dhe e butë për lëkurën, dhe megjithëse kërkon më shumë kohë, lëkura do t’ju falënderojë për këtë.

Lani fytyrën si zakonisht, lëreni lëkurën të thahet natyrshëm dhe vendosni kremin tuaj hidratues të preferuar./E.Ç

Të fundit

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në...

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

Temperaturart e larta në këto ditë vere sjellin nevojën për shtim të kujdesit ndaj vetes. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë...

Çfarë mungon në verën ideale për fëmijët? Hapësirat publike bujare

Të bëhesh prind të bën të shohësh qytetet ndryshe. Meritojmë më shumë sesa parqe të mbyllura dhe pishina për fëmijë me dry Rhiannon Lucy Cosslett Nuk...

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje të dielën për përparim në bisedimet për armëpushim në konfliktin në Gazë, duke bërë thirrje që palët...

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Të hënën, seanca e parë për dosjen “Partizani” – Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballen me gjykatën Këtë të hënën,...

Lajme të tjera

Web TV