“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për promovim personal në prag të “mbarimit të mandatit të tij”.

“Në pamundësi për të zgjedhur kryeparlamentarin, ish-kryeministri dhe deputeti aktual Albin Kurti erdhi sot për të provokuar në Leposaviç dhe Zveçan duke hapur një postë që nuk i shërben gjë tjetër veçse promovimit të tij”, thuhet në deklaratë, shkruan A2.

“Meqenëse nuk mund të bëhet kryeministër sepse nuk i ka votat për këtë, Kurti ka vendosur të bëhet postier në komunat serbe të Zveçanit dhe Leposaviçit. Kurti dëshiron ta shërojë zhgënjimin e tij për mungesën e votave në Parlament me serbofobinë e shtuar dhe vizitën e sotme në Leposaviç dhe Zveçan”, vijon deklarata e Listës Serbe.

Partia më e madhe politike e serbëve në veri shton më tej se mandati i Kurtit po përfundon, dhe se vizita e sotme duhet parë si raundi i fundit i furisë së tërbuar. m.p.

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV