“Plani ynë i pensioneve ofron më shumë”/ Rama: Ata që bëjnë premtime s’kanë gjë në dorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama në një takim me qytetarët në zonën e Shkozës, u ndal tek skema e pensioneve. Rama tha se plani i qeverisë për pensionet është i vetmi plan që ofron më shumë ndihmë dhe mbështetje për qytetarët. Ai “shigjetoi” dhe kundërshtarët politikë për të cilët tha se bëjnë premtime borshe dhe se nuk kanë asgjë në dorë.

Rama iu drejtua gjithë pensionistëve duke thënë se nuk duhet të shqetësohen për rrogat e ngritura pasi pas çdo rroge të ngritur ka më shumë kontribute për pensionistët.

“Plani ynë i pensioneve është i vetmi plan që u jep pensionistëve më shumë dhe u jep mundësinë vajzave dhe djemve të kenë më shumë nesër. Ajo që synojmë ne është që të kemi një pension mesatar bazuar në sigurimet. Kurse ata që kanë një pension minimal do e rrisim me lekët nga buxheti i shtetit. Ata që dalin në pension aktualisht kanë pensione më të arsyeshme.

Reforma këtë bën, nëse i qëndrojmë këtij precipi dhe do të ndihmojë pensionistët dhe do të ofrojmë mundësitë që ekonomia të marrë shumë. Pensionistët nuk duhet të shqetësohen asnjëherë për pagat. Sepse në çdo pagë të rritur ka më shumë kontribut për pensionet.

Të gjitha kontributet futen në fondin e sigurimeve dhe na japin mundësinë që të japim më shumë pensione. Ne e kemi pasur që në fillim dhe e kemi papushim, seriozisht, as për t’u tallur dhe as për të fituar vota që ne t’ua bëjmë sa më të lehtë barrën pensionistëve. Kurse premtime me pensione i bëjnë të tjerët, ata që nuk asgjë në dorë. Se ata që nuk kanë gjë në dorë bëjnë premtime. Gjithçka që është e munguar ne e bëjmë dhe pikërisht për këtë çdo gjë që janë të pamundura ne do i bëjmë të mundura”, tha kryeministri Edi Rama./e.t

Të fundit

Ish-bashkëshortja e “Mbretit” në telashe: Ndikoi në vdekjen e vajzës për pasurinë?!

Familja Presley përballet sërish me tensione dhe akuza të rënda. Priscilla Presley, nëna e ndjerë Lisa Marie Presley dhe...

Rri në shezlong, paguaj sa për apartament me qira, plazhet më të shtrenjta

Nëse po planifikoni një pushim veror në plazhet më të bukura të Europës, përgatituni për çmime të kripura dhe rezervime me javë përpara. Plazhet më...

Aksident buzë detit në Vlorë, makina hyn në rrethimin e vilës qeveritare

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e vilës qeveritare...

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën mbledh 150 pjesëmarrës nga e gjithë bota

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet që nga viti 1974, po rritet çdo vit me numrin e pjesëmarrësve të...

Putin fitoi në Anchorage. Tani Zelenski dhe Europa janë në pozicion më të rrezikshëm

Rajan Menon  Donald Trump e përshkruan veten si një negociator i vështirë. Megjithatë, përpjekja e tij për të arritur një armëpushim në samitin e së...

Lajme të tjera

Web TV