“Rënia e euros, goditja më e rëndë për eksportuesit”- Berisha takim në një fasoneri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se pas 11 majit për të kompensojë sipërmarrjet eksportuese që kanë pësuar humbje nga rënia e euros.

Berisha tha se “do të bëjmë gjithçka që ta bëjmë sa më miqësore klimën e biznesit.”

“Ne do të lehtësojmë vështirësitë më 11 maj. Pas 11 majit do të krijojmë bordin që do të kompensojmë çdo cent të euros, sepse rrëzimi i saj bëhet për shkak të trafiqeve. Asgjë tjetër. Euro është monedha më stabël. Në Shqipëri rrëzohet përdhe.

Do të bëjmë gjithçka që ta bëjmë sa më miqësore klimën e biznesit.

Rënia e euros 35% është goditja më e rëndë për çdo sipërmarrje që eksporton. Qeveria nuk mori asnjë masë për ti mbështetur. Qeveria gjëja e parë që duhej ishte të kompensonte humbjen që krijon rënia e euros. Por qeveria e ka mendjen te euro dhe narko betoni. Vendi mbahet me prodhim dhe prodhimi është krenari kombëtare”, tha Berisha./E.S

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV