Votoni me sy mbyllur PS-në vetëm për të mos kthyer Berishën në krye të vendit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të Rajonit 4 në Vlorë. Bashkë me kandidatët për deputetë, Evis Allushi, Endri Hyseni dhe Pirro Vengu, ai kërkoi mbështetjen me votë në 11 maj. Çuçi përsëriti 5 arsyet domethënëse pse duhet votuar Partia Socialiste.

Së pari ai tha se transformimin që ka pësuar Vlora në këto vite nuk e ka pësuar asnjë qytet tjetër. Së dyti Çuçi përmendi atë çfarë do të bëhet për Vlorën, për ta shndërruar në një destinacion kryesor të turizmit në Mesdhe, duke u ndalur te marina, aeroporti ndërkombëtar, lungomare 3 dhe investime të tjera madhore. Së treti është alternativa e opozitës tha Çuçi.

“Kur shohim që si alternativë në 2025, Shqipërisë dhe Vlorës i paraqitet Sali Berisha, sigurisht që ne do t’ua kujtomë njerëzve, që shikoni çfarë keni përballë. Shkoni votoni edhe me sy mbyllur vetëm për të mos e kthyer më Sali Berishën në krye të vendit”, deklaroi Çuçi.

Arsyeja e katërt tha ai, është alternativa e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën. Së pesti, arsye domethënëse për të votuar Partinë Socialiste, theksoi Çuçi, është përmbushja e aspiratës sonë për anëtarësim në BE.

“Me mandatin që ju do t’i jepni Partisë Socialiste në 11 maj, ne do ta çojmë Shqipërinë në Europë, duke e bërë vend anëtar me të drejta të plota të BE-së, një ëndërr shekullore e jona që nga themelimi i shtetit shqiptar. Vetëm Partia Socialiste mund ta çojë përpara Shqipërinë në BE”, tha Çuçi./e.t

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV