Basha takime në njësitë 2 dhe 9: Vota për euroatlantikët është votë për familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Luzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Orjola Pampuri, Nevila Nika, Fatos Brahja dhe Alfred Ahmetcenaj, zhvilluan takime në Njësitë 2 dhe 9 në Tiranë, ku takuan qytetarë dhe biznese.

Përveç problemeve të përditshme dhe rritjes së kostove të jetës që shprehin, ka dhe nga ata qytetarë që vlerësojnë punën e Bashës siç është heqja e vizave me BE. “Kam qenë në Greqi në periudhën që thoshin ‘do hiqen vizat, do hiqen vizat’. Nuk kishte shqiptar që nuk thoshte, jo është e pamundur. “Ore do vijmë pa viza, ore është e pamundur”. Nuk iu besohej. Këtë punë e ke bërë ti” – u shpreh qytetari.

Në përgjigje Basha i tha se ky mosbesim ishte për shkak të politikës 35 vjeçare që i ka mashtruar qytetarët dhe i kanë ushqyer me mosbesim. Ai gjithashtu shprehu zotimin se siç u hoqën vizat me BE, do të hiqene dhe vizat me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Sipas tij, kjo realizohet me votën për numrin 4 Koalicionin Euroatlantik, ndërsa tha se vota për Ramën është të nxjerr shokët nga 7×7=313 dhe fatkeqësisht vota për numrin 1 është për të nxjerr Ilir Metën nga Burgu.

“E para e punës sepse janë mësuar që politikanët i rrejnë, e dyta sepse nuk kishin vetbesim që mund të bëhej diçka e tillë. Por ne e provuam që bëhet. Po ta bësh një punë me zemër, arrihet.Të njëjtën gjë ju them sot, siç hoqëm vizat me Europën, do punojmë të heqim vizat me Amerikën e me Britaninë. Vetëm se më 11 maj secili prej nesh një votë ka. Unë kam në dorë programin dhe ekipin, ju keni në dorë votën. Vota për numrin 4, është votë për veten tuaj, për familjet tuaja. Kaq. Vota për numrin 5, është votë për të nxjerr shokët e Edi Ramës nga 313-ta. Keq më vjen, por vota për numrin 1, është votë për të nxjerr Ilir Metën nga burgu” – u shpreh ai. m.p.

Të fundit

Arbër Veliaj kthehet sërish në SPAK! Çfarë ndodhi sot?

Për të dytën ditë radhazi, Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK....

Taulant Balla i kujton fiqtë Lalit? Një kod sekret me aromë politike…

Nëse menduat se politika shqiptare ka prekur kulmin e kodeve politike, prisni pak, sepse tani kemi edhe fiqtë... e Taulant Ballës. Kjo nuk është...

I burgosuri shqiptar në Britani del në TikTok: Më transferoni në Shqipëri

Një shqiptar i dënuar me 32 vite burg për vrasje në Britani të Madhe, përmes videove në TikTok kërkon të transferohet në një nga...

Bayern gjen zëvendësuesin e Musialës, kartonin e tij e menaxhon agjenti i Ronaldos

Florian Plettenberg ka zbuluar lojtarin që po ndjek Bayern në ditët e fundit. Bëhet fjalë për Fabio Viera, lojtar i Arsenalit, i huazuar te Porto....

Volos, shqiptari masakron gruan para 4 fëmijëve

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, ka ndërruar jetë në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar disa herë me...

Lajme të tjera

Web TV