Berisha udhëton drejt Spanjës, merr pjesë në kongresin e PPE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ndodhet në Valencia të Spanjës për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, që do zhvillohet më 29 dhe 30 prill 2025 në qendrën ekspozuese Feria Valencia.

Kongresi, i organizuar nga PPE në bashkëpunim me Partinë Popullore të Spanjës, mbledh bashkë liderët kryesorë të së djathtës evropiane për të diskutuar mbi sfidat aktuale që përballet kontinenti dhe drejtimin politik që duhet ndjekur në vitet në vijim.

Në qendër të axhendës janë tema kyçe si forcimi i demokracisë evropiane, rritja ekonomike, sfidat demografike dhe krizat klimatike. Gjithashtu, kongresi do të trajtojë çështje urgjente si lufta në Ukrainë, rritja e kostos së jetesës dhe kërcënimet nga populizmi dhe ekstremizmi.

Berisha është i ftuar të mbajë një fjalim në këtë ngjarje të rëndësishme politike, ku pritet të japë mesazhin e tij mbi rolin e forcave të djathta në ruajtjen e vlerave demokratike dhe afrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. /e.t

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV