“Blackout” i energjisë, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë shpallur gjendje emergjence pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike , ndërsa operatorët e rrjetit po përpiqen të rikthejnë furnizimin me energji elektrike në të dy vendet deri në mbrëmje.

Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, shpalli gjendje emergjence në rajonet Andalusia, Extremadura, Murcia, La Rioja dhe Madrid.

Pas një mbledhjeje të kabinetit gjatë natës, Portugalia shpalli gjendje krize energjetike.

“Kemi mësuar për një ndërprerje të përgjithshme në rrjetin elektrik, e cila ka origjinën jashtë territorit tonë, me shumë gjasa në Spanjë,” tha kryeministri Luis Montenegro në një fjalim televiziv.

 

 

Montenegro deklaroi  se është krijuar një zyrë qeveritare e krizës për të menaxhuar situatën “të paprecedentë” dhe u bëri thirrje qytetarëve të reduktojnë konsumin e energjisë derisa autoritetet të rikthejnë plotësisht furnizimin me energji.

Ndërkohë sipas kryeministrit spanjoll ndërprerja e energjisë nuk kishte ndodhur asnjëherë  në gadishullin iberik.

“Kjo është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë . Për t’ju dhënë një ide, 15 gigavat janë të barabarta me rreth 60% të kërkesës së vendit në atë moment”. theksoi Sanchez

Spanja do të përpiqet të rikthejë furnizimin me energji elektrike në të gjithë vendin deri të martën në mëngjes, por kryeministri pranoi se zyrtarët ende nuk mund të thonë me siguri kur gjithçka do të kthehet në normalitet.

Dyshohet se kjo nderpreje e energjisë elektrike mund të ketë ndodhur, sipas mediave ndërkombëtare nga një fenomen i rrallë atmosferik, me ndryshimin e temperaturave në Spanjë, çka solli dhe probleme me linjat e interkonjeksionit evropian. Pjesa më e madhe e shërbimeve të transportit në Spanjë do të rikthehen vetëm ditën e sotme./e.t

Të fundit

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?/ Ja si përgjigjen ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa...

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi. Më datë 2...

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të reja dhe një Partia Demokratike...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës, Meloni: Gjest prej budallai

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës...

Lajme të tjera

Web TV